Fondi i Kursimeve Pensionale ka lejuar tërheqejn nga Trusti për personat para moshës së pensionimit, ku në rast se kontribuesi ai/ajo bëhet përfitues i Pensionit Invalidor e që mund të aplikoj në tërheqje të kursimeve.
Pensioni invalidor nga Administrata Pensionale pranë MPMS, aprovohet për kohëzgjatje një, tri dhe pesëvjeçare.
Bazuar në kohëzgjatjen e këtyre pensioneve dhe në lartësinë e bilancit të kursimeve, FKPK aprovon tërheqje të pjesërishme përmes pagesave mujore prej €200 derisa vendimi i pensionit invalidor është valid.
Për shembull, nëse personi ka vendim për pension invalidor me kohëzgjatje trivjeçare, FKPK do të aprovojë vetëm atë pjesë kursimi e cila do të mbulojë 36 muaj me pagesë prej €200, që d.m.th €7,200, apo më pak nëse kontribuuesi nuk ka kursime të mjaftueshme për të mbuluar periudhën në fjalë.
Poashtu, ri-aplikimet lejohen vetëm nëse kanë kaluar 12 muaj nga shpagimi i fundit. Megjithatë, Bordi Drejtues nuk iu rekomandon kontribuuesve që ta bëjnë këtë tërheqje të përsëritur.
DOKUMENTET E NEVOJSHME
Vendimi për pensionim invalidor, nga Administrata Pensionale
Nëse zgjedhet TEB, kontribuuesi duhet të ofrojë konfirmimin e llogarisë nga TEB