Fiku, një nga frutat më të dashura të verës dhe fillimit të vjeshtës, nuk është i dobishëm vetëm për shijen e tij të ëmbël. Edhe gjethet e kësaj bime janë një pasuri natyrore që mund të shfrytëzohen gjatë gjithë vitit.
Në këtë periudhë kur natyra nis të gjallërohet, është koha ideale për të përdorur gjethet e fikut jo vetëm në gatime, por edhe për të përgatitur një pije të shëndetshme dhe freskuese. Lëngu i përftuar nga gjethet e fikut është i pasur me antioksidantë dhe përfitime shëndetësore.
Sipas portalit fashion.hr, kjo pije ndihmon në përmirësimin e tretjes dhe në forcimin e sistemit imunitar. Mund të konsumohet si një shurup freskues, por gjithashtu përdoret edhe si shtesë në receta të ndryshme.
Receta për përgatitjen e lëngut nga gjethet e fikut:
Përbërësit:
-
15–20 gjethe të freskëta fiku
-
1 litër ujë
-
1 kilogram sheqer (ose zëvendësues sipas dëshirës)
-
Lëngu i një limoni (opsionale)
Përgatitja:
-
Fillimisht, tretni sheqerin në një litër ujë.
-
Lani mirë gjethet e fikut për të larguar çdo papastërti ose polen.
-
Vendosini në një tenxhere të madhe dhe mbulojini me ujin e ëmbëlsuar.
-
Ziejini në zjarr mesatar deri sa uji të fillojë të vlojë. Më pas, ulni nxehtësinë dhe lërini të ziejnë ngadalë për 20–30 minuta, derisa gjethet të zbuten dhe uji të marrë një ngjyrë të lehtë jeshile.
-
Hiqeni nga zjarri dhe lëreni lëngun të ftohet në temperaturë ambienti.
-
Kullojeni për të marrë një lëng të pastër dhe ruajeni në shishe të pastra.
Për servirje:
Hidhni pak nga lëngu në një gotë dhe hollojeni me ujë të zakonshëm ose mineral. Për më shumë freski, mund të shtoni edhe disa pika lëng limoni.
Ky shurup është një mënyrë natyrale, e shijshme dhe e thjeshtë për të përfituar nga vlerat e jashtëzakonshme të fikut gjatë gjithë vitit.