Njoftimin e ka bërë përmes një komunikate për media, zyra e LDK-së.
Njoftimi i plotë:
“Sot (e Mërkurë), më datë 16 nëntor 2022, në orën 14:30, Deputetët e Grupit Parlamentar të LDK-së z.Driton Selmanaj dhe z.Besian Mustafa, dorëzojnë në Gjykatë Kushtetuese Ligjin nr.08/L-179 për masat e përkohëshme të produkteve themelore në raste të vecanta të destabilizimit në treg. Deputetët në fjalë do të flasin para medieve tek hyrja e Gjykatës Kushtetuese.