Ai ka mohuar zërat që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se nuk kanë marrëveshje me askënd.
Limaj njoftoi se nuk ka marrëveshje për momentin, por se do të punojë që Kosova të ketë institucione dhe të mos shkojë në krizë.
“Nisma nuk ka marrëveshje me askënd deri më sot dhe Nisma është e gatshme dhe do të punojë fort që Kosova t’i fitojë institucionet e të mos shkojë në krizë parlamentare, por ajo që mund të them deri tani është që nuk kemi marrëveshje me asnjë grupacion politik, çka do të ndodhë do të shohim nesër.” – tha Limaj.