Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka zhvilluar një takim koordinues me Forumin e Gruas së Nismës, ku u informua për ecurinë e aktiviteteve dhe përgatitjet për zgjedhjet e 9 Shkurtit. Gjatë takimit, Limaj theksoi rëndësinë e rolit të gruas shqiptare, duke e cilësuar si bazën e shoqërisë dhe si promotore të lirisë dhe shtetit. Ai u shpreh se angazhimi për avancimin e gruas do të vazhdojë të mbetet një nga prioritetet kryesore të Nismës.