Të mërkurën, presidenti amerikan njoftoi për vendosjen e tarifave ndaj të gjitha shteteve të botës, duke përfshirë tarifa prej 34% për produktet kineze.
Përpos kësaj shifre, më herët presidenti Trump i kishte vendosur Kinës tarifa prej 20%, ndërsa me vendimin e fundit kjo e çon nivelin e tarifave deri në 54% ndaj produkteve kineze.
“Kjo praktikë e SHBA-së nuk është në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare, minon seriozisht të drejtat dhe interesat legjitime të Kinës dhe është një praktikë tipike bullizmi e njëanshme”, tha Komisioni i Tarifave të Këshillit Shtetëror të Kinës në një deklaratë duke njoftuar tarifat e saj hakmarrëse prej 34%, raporton
CNN.
SHBA-ja dhe Kina, dy ekonomitë më të mëdha të botës, kanë shkëmbime tregtare që kapin vlerën e gjysmë trilioni dollarësh dhe tarifat pritet të kenë një ndikim të hatashëm në këtë bilanc./gazetametro.net
Related