Nëse India, me bazën e saj të furnizuesve me kosto të ulët, përmbush objektivat e cilësisë dhe kostos së Stellantis deri në fund të vitit të ardhshëm, ajo mund të hapë derën për eksportimin e automjeteve elektrike në tregje të tjera, tha Carlos Tavares.
“Evropa nuk mund të prodhojë ende automjete elektrike të përballueshme. Kështu që mund të ketë një mundësi të madhe për Indinë në formën e shitjes së makinave elektrike të pasagjerëve me një çmim të përballueshëm duke mbrojtur përfitimin,” u tha Tavares gazetarëve në një tryezë të rrumbullakët në Indi, raportoi Reuters.
“Ka një tension në marrëdhëniet mes Kinës dhe botës perëndimore që është bërë gjithnjë e më i theksuar kohët e fundit. Kjo do të ketë pasoja në biznes dhe India është padyshim vendi në pozitën më të mirë për të përfituar nga kjo mundësi”, tha kreu i prodhuesit shumëkombësh të makinave.