Në këtë video, partia në pushtet krekoset për përmbylljen e mandatit të plotë 4-vjeçar, ndërsa pretendon se sfidat kryesore i kaloi me sukses.
Në anën tjetër, gjatë Qeverisë Kurti është shtrenjtuar dy herë energjia elektrike, ndërsa muajin tjetër pritet të bëhet edhe shtrenjtimi i tretë për 15%. Por, edhe në këtë fushë pushteti pretendon të ketë pasur sukses.
Pastaj, gjatë videos po ashtu përmendet edhe politika e jashtme gjatë kësaj qeverisjeje, edhe kjo si rrëfim suksesi disi.
Në përgjithësi, partia në pushtet pretendon për sukses në të gjitha fushat, ndërsa realiteti në të cilin gjendet Kosova tregon për diçka tjetër. Por, qofshin këto pohime të vërteta apo tentim për propagandë, kjo parti i fitoi mbi 42% të votave në zgjedhjet e fundit, përkundër mungesës së rezultateve./gazetametro.net