Kilian Mbappe u përjashtua me karton të kuq në fitoren minimale të Real Madridit ndaj Alavesit (0-1), pas një ndërhyrjeje të rëndë që u rishikua përmes sistemit VAR.
Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez rrezikon një pezullim prej katër ose më shumë ndeshjesh, gjë që mund ta mbajë jashtë finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Komiteti Disiplinor pritet të shqyrtojë rastin në ditët në vijim, ndërsa Reali mbetet në pritje të një vendimi që mund të ndikojë ndjeshëm planet e skuadrës në ndeshjet vendimtare të sezonit.
Ndërkohë, vëmendja e “Los Blancos” tashmë është e përqendruar te Champions League, ku të mërkurën do të luhet ndeshja e kthimit ndaj Arsenalit. Reali do të kërkojë një përmbysje të madhe, pasi ndeshjen e parë në Londër e humbi me rezultatin 3-0.