Ai po ashtu ka thënë se mallrat e importuara nga Serbia, nuk janë rritur si sasi, por në vlera monetare ka pasur rritje, e kjo ka bërë që të duket se ka rritje më të madhe të importit. Pa ashtu ai ka thënë se rritja e të hyrave, ka ardhur si rezultat i luftës ndaj kontrabandës.
“Sa i përket të hyrave Dogana e Kosovës, është duke e kaluar një prej viteve më të suksesshme, që nga themelimi i saj. Dhe realisht për momentin që flasim deri tani kemi të hyra rreth 1 miliardë e 356 milion euro të grumbulluara për buxhetin e Kosovës. Derisa nëse kjo krahasohet gjithmonë me të dhëna historike realisht me vitin e kaluar, ne vërejmë që kemi rreth 140 milion euro më shumë se viti i kaluar apo nëse shprehet në përqindje statistikore, kemi arrit të mbledhim rreth 11 për qind më shumë se vitin e kaluar. Që është një lajm me të vërtet pozitiv, sa i përket aspektit të mbledhjes të të hyrave”, tha Stavileci.
Stavileci ka thënë se mallrat e importuara nga Serbia, nuk janë rritur si sasi por në vlera monetare ka pasur rritje e kjo ka bërë që të duket se ka rritje më të madhe të importit.
“Ka importe nga Serbia por duhet të theksohet gjithmonë se ka qarkulluar lajme të ndryshme mbi rritjen e vlerave. Por secili import jo vetëm nga Serbia, po nga gjitha vendet e ndryshme duhet të matet në aspektin sasior. Realisht kemi sasi të produkteve të cilat vinë nga Serbia apo nga iks vendet tjera, e në këtë kontest ne kemi më pak mallra të importuara nga Serbia, në aspektin e peshës. Por për shkak të shtrenjtimit apo për shkak të rritjes së çmimeve jo vetëm në Ballkan, po në të gjithë globin në aspektin monetar, mund të kemi më shumë. Duket më shumë vlerë e madhe nga Serbia, por realisht nuk kemi rritje reale, por kemi ulje të importit nga Serbia”, tha Stavileci.
Sipas tij, indikatorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave janë, lufta ndaj kontrabandës dhe evazionit fiskal.
“Me vet faktin që kemi rreth 140 milion euro më shumë të hyra se vitin e kaluar, nënkupton që ne jemi shumë më efikas në targetimin e tregtisë ilegale, ilegjitime . Dogana e Kosovës gjatë gjithë kohës kap raste të ndryshme në baza të përditshme. E më së shumti punën edhe në parandalimin e veprimtarive ilegale. Se nuk mund të kemi edhe rritje të të hyrave në anën tjetër, e një anët të kemi rritje të kontrabandës , pasi që nëse njëra pjesë rritet atëherë domosdoshmërisht diçka duhet të zvogëlohet e në këtë rast është zvogëluar kontrabanda”, tha Stavileci/indeksonline/