Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin e radhës me ndjekësit në rrjetet sociale, njoftoi se më 15 maj, në Tiranë do të shkojnë liderët e vendeve të Bashkimit Europian për një darkë me të dhe më 16 maj do të mbahet samiti i madh i NATO-s, ku vijnë edhe liderët e 46 vendeve të botës.
Gjithashtu, ai tha se Parlamenti Europian do të hapë një zyrë në Tiranë, si një “zhvillim gjeopolitik shumë i mirë në dritaren e hapur për anëtarësim”.
“Parlamenti Evropian po hap zyrën e tij në Shqipëri. Si ka mundësi, Sorosi, në Parlamentin Evropian, që vepron si diversant?! PE me hapjen e zyrës në Shqipëri konfirmon një strategji më të gjerë të BE-së dhe nga ana tjetër përcakton pa diskutim Shqipërinë si një pikë referimi në PE dhe që së shpejti do jetë anëtar i PE. BE po hap disa zyra dhe Shqipëria bëhet vendi mikpritës i zyrës së PE-së në Tiranë. Një tjetër zyrë do hapet edhe në Moldavi, në kufi me Rusinë. Ky është moment i jashtëzakonshëm dhe pozicionin tonë ndërkombëtar”, deklaroi Rama.