Bajrami tha se “nuk ka rend”, për formimin e qeverisë pasi të dështojë partia që ka dalë e para në zgjedhje.
“Nuk ka rend këtu, në momentin që i pari dështon për të formuar qeverinë dmth kalohet me njëfarë mënyre kompetenca te partitë opozitare dhe cilado prej tyre që e ka shumicën mund të shkojë te presidentja t’ia dëshmojë atë dhe të kërkojë të mandatohet për formimin e qeverisë”, tha Bajrami në Pressing, transmeton Express.
Ajo adresoi edhe çështjen e shumëpërfolur tash të një qeverie të formuar me partitë e tjera shqiptare s’ishte edhe aq entuziaste.
“Qoftë qeveri e VV, qoftë qeveri e partive opozitare me 61 vota, nuk do ia dëshiroja RKS-së, për shkak se do të ishte qeveri teprë e brishtë, e cila s’do të mund të zgjidhte as një problem. Përgjegjësia është te partia e parë fituese, por po them që me 61 numra është tepër jostabile. Konsideroj se cilado qeveri që i ka 61 vota në Kuvend, nuk i bën nder Kosovës, nuk ka stabilitet institucional dhe nuk ka me çu te rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve”, tha Bajrami.