Bankat komerciale në vend me kapital të huaj që po realizojnë rritje të fitimeve të mëdha nga viti në vit, po tërheqin dividentat e tyre të larta pa paguar tatim për shtetin e Kosovës.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti nuk ka treguar për shumat e dividentave të tërhequra më 2022 nga bankat, por që ka arsyetuar këto tërheqje.
Pas një ndalese të përkohshme nga ana e BQK-së, në tremujorin e fundit të 2021, bankat komerciale me kapital të huaj u lejuan të shpërndajnë dividenta te aksionarë në shtetin e tyre.
Në bazë të raporteve vjetore të tyre, 5 nga 11 bankat komerciale në vend, shpërndanë dividentë në vlerë prej mbi 96.6 milionë euro. Ndonëse këta miliona euro prej fitimeve të realizuar në tregun e Kosovës, për shkak se shumica e aksionarëve janë të huaj, këta miliona kanë dal nga Kosova.
Në bazë të të dhënave nga BQK, në vitin 2021, fitimi neto i 11 bankave komerciale në Kosovë ishte rreth 117.5 milionë euro. Në krahasim me vitin 2020, kjo ishte një rritje prej mbi 47 për qind, ndërsa në krahasim me vitin 2019, kjo ishte një rritje prej mbi 36 për qind.
Mehmeti bën me dije se këto banka me kapital të huaj që tërheqin dividenta.
Sipas raportit të fundit të BQK-së, për dhjetë muaj të këtij viti, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 120.3 milionë euro. Norma e interesit ishte nën 6 për qind, derisa gjatë këtyre muajve ka arrit në 6.3 për qind.