Në kuadër të festës së Pashkëve, sot në orën 11:00, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, u mbajt mesha për besimtarët katolikë. Kjo ngjarje shënon një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit fetar për komunitetin katolik në vend.
Më vonë gjatë ditës, në orën 19:00, ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji, do të organizojë një pritje solemne në Qendrën “BogdaniPolis”, ku pritet të marrin pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe komuniteteve fetare.
Me rastin e kësaj feste të madhe, ipeshkvi Dodë Gjergji, gjatë meshës qendrore të mbajtur mbrëmjen e kaluar në Katedralen “Shën Tereza”, ka përcjellë një mesazh paqeje dhe harmonie për të gjithë njerëzit anembanë botës, duke theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet besimeve dhe kulturave të ndryshme.