Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës për të tërhequr staf mjekësorë nga jashtë vendit, për shkak të largimit të tyre kryesisht drejt Gjermanisë, publikoi një ftesë ku fton këtë kategori që të aplikojë për të punuar në Kosovë. Në ftesën e publikuar nuk specifikohen detaje se si do të trajtohen këta mjekë në raport me kolegët e tyre vendas. Trajtimi preferencial i tyre do shkaktonte tërmet dhe mjekët aktualë do braktisnin vendet e punës thonë ekspertët.
Lirigzona Nuredini
Prishtinë, 17 nëntor –
Ministria e Shëndetsisë shpalli ditë më parë një njoftim publik ku i bën thirje kuadrit mjeksorë që punojnë jashtë vendit, apo edhe profesionistëve të huaj, që të vinë në Kosovë për të punuar, thirje e cila ka për qëllim punësim e 300 profesionistëve shëndetsorë në të gjithë sektorin shëndetsorë.
Ftesa u bë publike në mes të lajmeve gjithnjë e më të shpeshta për largimin e mjekëve dhe profesionistëve tjerë shëndetsorë nga vendi, për të punuar në vendet perendimore, kryesisht në Gjermani.
Kjo ftesë nuk përmban detaje se si do të trajtohen këta profesionistë në raport me mjekët tjerë që punojnë në sektorin shëndetsorë, cfarë paga do t”iu ofrohen atyre apo benifitet e tjera që mund të ju jepen atyre, me qëllim kthimin e tyre në vend.
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovë fton specialistët e fushave të ndryshme mjekësore që kanë interes për angazhim dhe punë në institucionet shëndetësore publike të Kosovës.
Ftesa u drejtohet specialistëve të fushave mjekësore pjesëtarë të mërgatës shqiptare, atyre nga rajoni por dhe profesionistëve të huaj mjekësor.
Angazhimi i profesionistëve shëndetësor nga mërgata dhe jashtë vendit do të respektoj kushtet e Udhëzimit Administrativ (QRK) nr. 10/2022 për licencimin e profesionistëve shëndetësor të huaj dhe aktet e tjera ligjore në fuqi” thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetsisë të publikuar në faqen zyrtare të saj.
Qendra.info në lidhje me këtë ftesë ka pyetur në ministrin e Shëndetsisë nëse punësimi i 300 profesionistëve nga jashtë është paraparë me buxhetin e vitit të ardhëshëm, pagat dhe benificionet e tjera që parashihen të sigurohen për këtë kategori dhe si do të regullohet kjo.
Ministria e Shëndetsisë për vitin 2023 pritet të ketë një buxhet prej 296 milionë eurove, apo 100 milionë euro më shumë se buxheti i këtij viti.
’’Angazhimi i profesionistëve shëndetësor do të bëhet në të gjitha fushat e shëndetësisë, por me theks të veçante fushat deficitare. Punësimi i 300 profesionistëve shëndetësor do të bëhet në përputhje me ligjet respektive në fuqi përmes konkurseve të institucioneve’’, thuhet në përgjigjen e zyrës për informim të kësaj ministri për
qendra.info.
Por derisa ministria e Shëndetsisë nuk lë dilemë se do të ketë trajtim më ndryshe për ata që vendosin të aplikojnë dhe të vinë nē Kosovë, ikja e mjekëve vendas pikërisht nga këto kushte jo të mira si pagat e vogla ështē kthyer në përditshmëri.
Sipas ekspertëve nuk mund të joshësh profesionistë shëndetsorë me te njejtat paga ndërkohë që një trajtim preferencial i tyre do godite mijëra të tjerë që punojnë aktualisht në vend.
Pleurat Sejdiu, kryetar në Odën e Mjekëve të Kosovës për
qendra.info thotë se pavarësisht nevojës për mjekë në QKUK edhe në komunat e Kosovës, mungon edhe buxheti për konkurse të reja për punë.
” Ftesa për 300 mjekë e hapur nga Ministria e Shëndetësisë për mjekë nga diaspora nuk është ndonjë problem i madh por në rastin kur bëhet dallime në financa do të ketë migrime të mjekëve nga sektori publik në privat.
‘Nuk ka pse të ketë xhelozi në këtë rast, sepse presupozoj se kushtet e punësimit janë të njejta si për rezident si ata të mërgatës, por nëse bëhen dallime në financa, atëherë do kemi jo xhelozi por me siguri “migrime” nga sektori publik te ai privat për shkak të diskriminimit të mundshëm financiar’’, thotë Pleurat Sejdiu.
Gjithashtu, një fakt tjetër që e bën të çuditshëm ftesën për 300 profesionistë ështe se 350 mjekë që veç janë në vend, janë të papaunë.
‘’Nevoja më e madhe për mjek është në Mjeksinë primare , pra në Komuna dhe nuk kemi shumë informata se sa janë komunat të përgatitura me buxhet dhe planifikim të vendeve të lira të punes për mjek. Pa një koordinim në mes të Komunave , Mjeksisë Familjare dhe Ministria e SHëndetësisë nuk do ketë një rezultat pozitiv. Pastaj, MSh nuk mund të hap konkurse për mjeksinë primare pra për komuna pasi që kjo është kompetence e komunave. Sa i përket spitaleve të përgjitheshme dhe QKUK-së, është mjaft e komplikuar pasi që nuk ka shume të pa pune si psecialista dhe sidomos në sektoret që ka mungesa siç është psh anesteziologjia’’, thotë tutje Pleurat Sejdiu.
Ndërsa në ministrin e Shëndetsisë lidhur me 350 mjekët e papunë në vend thonë se është duke u parë mundësia për ti punësuar ata.
”Për mjekët dhe profesionistet shëndetësor të pa punë në Kosovë, na lejoni që të ju informojmë se është identifikuar numri i profesionistëve shëndetësor te pa punë dhe janë duke u shqyrtuar mundësitë për angazhimin e tyre’’, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie.
Nuk dihet ende se sa kjo ftesë ka ngjallur interes te mjekët që tashmë punojnë jashtë vendit ndërsa jozyrartarisht nga ministria e Shëndetsise mësohet se ka aplikuar një mjeke nga Londra.
Related