Drejtori i mjekësisë urgjente dhe fatkeqësive në Universitetin Brown, Dr. Selim Suner ka zhvilluar një aplikacion mjekësor i cili, siç thuhet, mund të masë aneminë intraokulare në vetëm dy sekonda pa marrë mostra gjaku nga pacienti.
Sipas mediave turke, përcjell Telegrafi, me aplikacionin eMoglobin të mbështetur nga inteligjenca artificiale e Suner, niveli i anemisë në një pacient mund të matet menjëherë duke përdorur një fotografi katrore të marrë me një telefon celular.
Aplikacioni, i cili do të jetë i pari në botë, do të shpëtojë jetë në diagnostikimin e pacientëve të urgjencës hemorragjike, ku çdo sekondë është vendimtare.
Për të zbuluar aneminë, e cila shfaqet me simptoma dobësie, lodhjeje dhe zbehjeje, është e nevojshme të shkoni në spital, t’i nënshtroheni analizave të gjakut dhe të prisni raportin, i cili zgjat rreth dy orë.
Megjithatë, me aplikacionin e telemjekësisë të zhvilluar nga mjeku-inxhinier turk që jeton në Amerikë, anemia tani mund të matet fjalë për fjalë “sa hap e mbyll sytë”.
Aplikacioni mund të përdoret në të gjithë botën pasi të marrë miratimin e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe do të reduktojë kontrollet nga dy orë në dy sekonda.