Futbollisti Robert Lewandowski vazhdon të shkëlqejë në fushën e lojës për Barcelonën, pavarësisht se ka mbushur 36 vjeç. Ai ka shënuar një gol në fitoren 3:0 ndaj Osasunas të enjten mbrëma, duke mbetur në krye të listës së golashënuesve të La Ligës.
Polaku ka shënuar gjithsej 23 gola, duke lënë pas tij yllin e Real Madridit, Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 20 gola. Pas mbushjes së 36-vjetorit, Lewandowski ka realizuar 21 gola në La Liga, duke u bërë futbollisti i dytë në shekullin e 21-të që arrin mbi 20 gola në ligat më të forta të Evropës pas moshës 36 vjeçare.
Para tij, këtë arritje e kishte realizuar Luca Toni, i cili shënoi 22 gola për Veronën në Serinë A gjatë sezonit 2014/15.