Sot në Kosova do të përjetojë një ditë me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Sipas parashikimeve meteorologjike, gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes pritet një shtim i konsiderueshëm i vranësirave, të shoqëruara me rrebeshe lokale shiu. Në disa zona mund të shfaqen edhe vetëtima dhe bubullima, por reshjet nuk do të jenë të qëndrueshme dhe pritet të jenë afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 26 apo 27 gradë Celsius.
Situatë e ngjashme pritet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, ku dita do të nisë me mot të kthjellët dhe me diell. Megjithatë, në orët e pasdites, kryesisht nga drejtimi i Shqipërisë, do të ketë shtim të vranësirave, të cilat mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara herë pas here me vetëtima dhe bubullimë.
Institucionet përkatëse u bëjnë thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë orëve kur priten reshje dhe ndryshime të shpejta të kushteve atmosferike.