Sot, e Enjte, në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale të diellit dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të marrin karakter zhvillimi. Këto kushte atmosferike do të sjellin reshje lokale shiu, të shoqëruara me rrebeshe të shkurtra, vetëtima dhe bubullima. Në disa rajone mund të ketë rrebeshe më intensive, por reshjet nuk do të përfshijnë të gjitha zonat, për shkak të natyrës lokale të tyre.
Temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë, me vlerat maksimale që pritet të arrijnë deri në 20 apo 21 gradë Celsius.
Kushtet e ngjashme atmosferike do të mbretërojnë edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi. Edhe këto vende do të përjetojnë mot të ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të mesditës, pasdites dhe mbrëmjes do të intensifikohen duke sjellë rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe bubullima. Reshjet do të jenë më të përqendruara në zonat kodrinore dhe malore.
Qytetarëve u rekomandohet të jenë të kujdesshëm gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, sidomos në zonat ku parashikohen rrebeshe më të forta.