Të dielën, në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me intervale me diell dhe vranësira të shpeshta. Orët e pasdites mund të shoqërohen me rrebeshe lokale shiu, vetëtima, bubullimë dhe mundësi për reshje breshëri. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
Kushte të ngjashme meteorologjike parashikohen edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, ku pritet mot me diell në periudha të caktuara, por edhe me rrebeshe lokale shiu, vetëtima dhe mundësi për breshër.