Të shtunën në orët e hershme të mëngjesit, në Kosovë priten reshje lokale shiu, kryesisht të dobëta. Gjatë ditës, parashikohet mot me vranësira të shumta, erëra nga drejtimi verior dhe verilindor, si dhe ndonjë interval i shkurtër me diell. Pasdite vonë, pritet që të ketë më shumë kthjellime dhe periudha më të gjata me diell. Temperaturat maksimale do të sillen rreth 16 deri në 17 gradë Celsius.
Në rajon, moti do të jetë i ngjashëm. Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në Shqipëri, dita do të jetë kryesisht me diell, me disa përjashtime të vogla. Në disa zona të Maqedonisë së Veriut, parashikohen reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu. Ndërkohë, në viset më të larta malore të Kosovës, në veri të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, priten fjolla afatshkurtra bore.