Gjatë natës, një sistem frontal nga Shqipëria dhe Mali i Zi ka depërtuar në Kosovë dhe Maqedoninë Veriore, duke sjellë rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet pritet të pushojnë herët në mëngjes.
E premtja në Kosovë do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira lokale, me mundësi për reshje të izoluara. Moti do të shfaqë tendencë stabilizimi dhe pritet pastrim i ajrit. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 apo 20 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti të premten do të jetë disi më i freskët, me vranësira dhe periudha me diell. Parashihen reshje të pakta dhe të izoluara lokale. Burimi: MeteoBallkan