E hëna në Kosovë pritet të mbajë mot pak më stabil, me vranësira dhe intervale kohore me diell. Do të fryjnë erëra të freskëta nga verilindja, ndërsa në disa vise të izoluara mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 20 apo 21 gradë Celsius. Në përgjithësi, moti do të ketë tendencë stabilizimi.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, po ashtu parashihet mot me diell dhe vranësira. Megjithatë, pasdite në disa zona të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten zhvillime lokale të rrebesheve të shiut, të shoqëruara me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në viset kodrinore-malore.