Sot në Kosovë parashihet një ditë me mot të paqëndrueshëm. Sipas të dhënave meteorologjike, do të ketë vranësira të shpeshta, intervale me diell dhe reshje lokale shiu. Në orët e vona të mbrëmjes pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, i cili do të sjellë reshje më intensive shiu, të cilat mund të shndërrohen në borë në fund të reshjeve, sidomos në viset më të larta.
Era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në Rrafshin e Dukagjinit do të mbizotërojë drejtimi nga jugperëndimi dhe perëndimi. Temperaturat pritet të luhaten nga -2 deri në 13 apo 14 gradë Celsius.
Moti i paqëndrueshëm do të shtrihet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi. Gjatë ditës së enjte në këto rajone do të ketë vranësira të shoqëruara me intervale të shkurtra me diell. Vende-vende priten reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje të shkurtra bore. Aktivizimi më i madh i reshjeve pritet në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.