Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se për ata që kanë kursyer energjinë, Ministria e Financave ka përllogaritur dhe procesuar edhe për muajin nëntor.
“Kjo tash mund të shihet në llogarinë tuaj online me KESCO me përshkrimin “GOVSUB – Energy Saving/2022/P11”. Për nëntor, janë 180,276 familje që kanë plotësuar kriteret për subvencionim. Për ata që kanë kursyer energjinë elektrike gjatë muajit dhjetor, subvencioni do të procesohet në muajin e ardhshëm. Çdo kW i kursyer rezulton me faturë më të lirë për ju, subvencion të faturës nga shteti, e më pak import për shtetin. Qeveria për Familjet”, ka shkruar Murati në “Facebook’