Këto deklarata Murati i bëri pas ndërprerjes së seancës së sotme, ku fillimisht tha:
“Siç edhe e patë kemi një përsëritje të seancave të kaluara, ku Kuvendi dështon ta konstituojë vetvetën, kjo si rezultat që një pjesë e deputetëve nuk e votojnë kandidaten Albulena Haxhiun, të cilën e kemi propozuar ne si fitues të zgjedhjeve”.
Tutje, ai bëri pretendime se disa deputetëve po u kufizohet e drejta për votë.
“Siç i dëgjuat, pra ka akuza që po kërkohet të votohet me zor. Ne kemi dëgjuar që deputetë individualë tashmë kanë shprehur vullnetin e dëshirën, pra nga opozita, që të votojnë për, që të tejkalohet kjo bllokadë, megjithatë janë qëndrimet e subjekteve të tyre që nuk i lejojnë që të ndahen nga grupi parlamentar dhe vota uniforme si grup.
Pra nëse veç ka kufizim të së drejtës për votim, ka në këto parti që insistojnë që të votohet kundër, apo të mos marrin pjesë fare në votim” – tha Murati, transmeton Nacionale.
Seanca konstituive ka vazhduar sot për herën e tetë. Ndërkohë, është hera e gjashtë që Albulena Haxhu dështoi t’i marrë votat e nevojshme për kryeparlamentare.