Është ndarë lokacioni për Muzeun e Artit Bashkëkohor. Në pajtim dhe bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ky muze do të vendoset brenda aneksit të ndërtesës së ish-Rilindjes.
Së shpejti pritet të nis hartimi i projektit dhe më pas të shpallen procedurat për realizimin e punimeve.
Po sigurohemi që ky institucion të ketë të gjitha kushtet për të vazhduar punën me hulumtim, ruajtje, ekspozim e zhvillim të diskursit vendor e ndërkombëtar rreth artit dhe shoqërisë, në shërbim të komunitetit artistik dhe qytetarëve tonë.