Filharmonia e Kosovës ka nderuar dirigjentin Toshio Yanagisawa me mirënjohje të veçantë për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e tij në zhvillimin e Filharmonisë.
Yanagisawa erdhi në Prishtinë në vitin 2007 dhe ka shërbyer si dirigjent i përhershëm i orkestrës së Filharmonisë. Ai ka dirigjuar shumë programe brenda Kosovës, si dhe në disa paraqitje të Orkestrës në Evropë dhe Japoni.
Në këtë ngjarje të pranishëm ishin Ministri Hajrulla Çeku, Ambasadori i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u.d drejtori i Filharmonisë së Kosovës, Dardan Selimaj, ish drejtori i Filharmonisë, Baki Jashari dhe pjesëtarë të Filharmonisë së Kosovës.
Dirigjenti Yanagisawa në këtë ceremoni po ashtu u nderua me çmimin e lavdërimit të ministrit të Jashtëm Japonez, çmim që iu nda nga Ambasador i Japonisë në Kosovë, Ryuta Mizuuchi.