Pasi nuk u arrit shumica prej 61 deputetësh në votimin për verifikimin e mandateve, seanca fillimish u ndërpre nga kryesuesi i seancës konstituive.
Kjo është hera e parë në histori të Kuvendit të Kosovës që dështon verifikimi i mandateve, pasi opozita nuk pranoi që të votojë pa dhënë dorëheqje të gjithë anëtarët e qeverisë që po kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.
Kryesuesi Dehari njoftoi për ndërprerjen e seancës pas një pauze të shkurtër dhe më pastaj po ashtu tregoi se do t’i drejtohet me një letër presidentes së Kosovës se si të procedohet tutje.
Duhet theksuar se seanca konstituive nuk mund të ndërpritet për më gjatë se 48 orë, edhe pse akterë të VV-së paralajmëruan se mund t’i drejtohen edhe Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje./gazetametro.net