Ndërroi jetë Naser Shala-FTYRA, emocionuese fjalët e mikut të tijë.
Për shokun tim të jetës Naserin.
Ka njerëz që vijnë në jetën tonë si dhuratë, dhe kur largohen, marrin me vete një copë zemre që nuk zëvendësohet kurrë.
Ishim bashkë në çdo hap, në të mirë e në të keq, dhe tani që nuk je, boshllëku që ke lënë më ndjek kudo.
Ti ishe më shumë se mik – ishe vëlla, shpirt i pastër, forcë që më mbante gjallë.
Ti ishe ai që e bëje jetën më të lehtë, që e ndaje çdo peshë me mua.
Sot, këtë peshë e mbaj vetëm, por me dashurinë që më dhe, me forcën që më le.
Nuk do të harroj kurrë.
Pushofsh i qetë, aty ku s’ka dhimbje… veç dashuri.
Prehu në paqe, shoku im… gjithmonë i gjallë në zemrën time.
Nga shoku yt Skender Krasniqi me familje.
Naser Shala I njohu me nofkën “Ftyra” I cili ndërroi jetë në moshën 52 vjeqare ishte ndër ushtarët e parë të luftës së Ushtris Clirimtare të Kosovës