Të rinjtë në Prishtinë kanë ndezur qirinj pranë zyrës së OVL UÇK-së për të nderuar jetën dhe veprën e Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi. Ata kanë vendosur gjithashtu një fotografi të Haxhi Thaçit si shenjë respekti për figurën e tij.
Haxhi Thaçi, një figurë e njohur në historinë e Kosovës, ndërroi jetë mbrëmë në moshën 87-vjeçare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej nga një sëmundje.