Lutfi Haziri, nënkryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës në rrjetin e tijë social facebook ka shkruar me rastin e vdekjes së Profesor Ibrahim Kadriut.
Haziri duke mirnjohur kontributin e tijë dhe të ish kryetarit e politikanit nga Lugina e Preshevës Riza Halimit, është shprehur se ideali i Brandës siq njihej ndryshe Ibrahim Kadriu, është zgjidhja e pandryshueshme për Kosovën e Sërbin, duke aluduat në korrigjimin e kufijëve ku Lugina e Preshevës do ti bashkohej Kosovë.
Më posht keni shkrimin e plotë të z. Haziri.
“Na paska lënë profesori i dashur, Ibrahim Kadriu, i cili ka qenë bartës dhe organizator i Referendumit të 1 dhe 2 Marsit 1992, për bashkangjitjen e Luginës me Republikën e Kosovës.
Ky burrë i madh i Kosovës Lindore, bashkë me Rizah Halimin sublimuan kërkesën popullore, duke e drejtuar me mençuri e kujdes, në koordinim me presidentin historik Ibrahim Rugova e me Tiranën zyrtare.
Sot e asaj dite, ky mbetet opsioni vetëm dhe i pandryshueshëm. Profesor, faleminderit!”