Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër, më 15 prill 2025, seancën konstituive të legjislaturës së nëntë, duke shënuar hapin e parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.
Seanca do të zhvillohet në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, me fillim nga ora 10:00, raporton indeksonline, transmeton Periskopi.
Sipas njoftimit zyrtar, rendi i ditës përfshin këto pika:
Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve,
Betimi i deputetëve,
Zgjedhja e kryetarit të kuvendit,
Zgjedhja e nënkryetarëve të kuvendit.
Pritet që kjo seancë të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.
Kuvendi fton të gjithë deputetët e zgjedhur që të marrin pjesë në këtë seancë të rëndësishme, e cila shënon nisjen zyrtare të punës së legjislaturës së re.