Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është një 80-vjeçar, i cili dyshohet se ka rrëshqitur teksa po dilte nga restoranti “Gresa”, në rrugën “Fehmi Agani”.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë përkatëse të Policisë dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.
Aktualisht, hetuesit policorë janë duke u marrë me rastin për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.