Gazetari Leonard Kërquki ka ndarë informata ekskluzive në emisionin Pressing, ku ka zbuluar detaje rreth diskutimeve për një koalicion të mundshëm mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partisë Nisma Socialdemokrate.
Sipas burimeve të gazetarit, Nisma i ka propozuar Vetëvendosjes një marrëveshje që përfshin marrjen e postit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe miratimin e një pakoje ligjesh në Kuvend, përfshirë ligjin për pragun elektoral.
“Nesër në orën 10:00 mblidhet Kuvendi i Kosovës. Deri më tani nuk ka ndonjë marrëveshje mes Albin Kurtit dhe partive të tjera. Është diskutuar mundësia e një koalicioni VV–Nisma, e cila ka tre deputetë, numër ky që do t’i siguronte Kurtit shumicën prej 62 mandateve, së bashku me minoritetet joserbe”, tha Kërquki.
Ai shtoi se, sipas informatave të tij, Albin Kurti ende nuk ka dhënë një përgjigje lidhur me këtë ofertë, edhe pse është takuar së fundmi me kreun e Nismës, Fatmir Limajn.
“Spekulohet se nesër Kurti do të propozojë një anëtar të Grupit të tij Parlamentar për kryetar të Kuvendit dhe jo Fatmir Limajn. Një propozim i tillë do të nënkuptonte se marrëveshja me Nismën nuk do të ndodhë, duke hapur kështu mundësi të tjera për krijimin e shumicës parlamentare”, përfundoi gazetari Kërquki.