Eksportet kineze janë tkurrur me 8.7 për qind në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia doganore e vendit, e kjo përbën rënien më të ndjeshme që prej shkurtit 2020.
Importet kanë rënë madje edhe më shumë – ato ishin 10.6 për qind më të ulëta se në nëntor 2021. Kjo ishte jo vetëm rënia e dytë radhazi, por edhe më e madhja që nga maji 2020. Zyra Kombëtare e Statistikave në Kinë pranoi se kjo periudhë ka pasur efekte negative në prodhimin dhe aktivitetet e disa kompanive”. Prodhimi është ngadalësuar, ndërsa porositë kanë rënë.