Lobuesit dhe oligarkët që kanë edhe kompani të sigurimeve dhe media televizive dhe elektronike Dukagjini dhe Atv media, kanë publikuar intervistat e para me gurvenatorin në detyrë Fehmi Mehmetin, ku ai premton se do të mbaj politikën larg bankës qendrore.
“Kemi pasur lloj lloj intervenime, por unë kam qenë i zotuar t’a përfundoj mandatin tim dhe politika të jetë larg BQK-së. Puna ka treguar se ne kemi ruajtur stabilitetin financiar, vendimet që kemi marr kanë rezultuar të drejta dhe unë do të vazhdoj ta mbaj zotimin tim”, ka thënë Mehmeti në një emision në TV Dukagjini.
Në fakt, vet Mehmeti, pati kërkuar ndërhyrjen e poltikës, ambasadës angleze, pas disa emrimeve në bord, ku qëllim kishte kontrollin e këtij institucioni dhe jo pavarsinë e tij.
Dhjetra skandale financiare, etike dhe shkelje ligjesh me qëllim favorizimin e klaneve me qëllim qëndrimin në pozitë.
Të martën , drejtorë të kompanive së sigurimeve se bashku me drejtorin aktual të Byrose Kosovare te Sigurimeve kanë pasur një takim gjatë ditës së djeshme, me qëllim organizimin e lobimit për ta zgjedhur Fehmi Mehmetin, gurvenatorin aktual të Bankës Qendrore të Kosovës edhe për një mandat tjetër 5 vjeçarë në këtë pozitë.
” Janë takuar në ora 12 në një takim të përbashkët me qellim të koordinimit të mjeteve dhe aseteve financiare ne funksion te lobimit per rizgjedhjen në pozite te guvernatorit aktual Fehmi Mehmeti per edhe nje mandat prej 5 vitesh”, tha burimi i qendra.info.
Drejtorit aktual të BKS, Sami Mazreku dhe një pjese të kompanive të sigurimeve, ju konvenon rizgjedhja e tij për një mandat tjetër për shkak të përfitimeve financiare dhe tjera që kanë pasur gjatë mandatit të tij.
Vet Mazreku është zgjedhur drejtor pa konkurs, një gjë që nuk i ishte lejuar një personi tjetër më herët. Gjithashtu, Mehmeti lejoi emrimin e personave në pozita kyqe në BKS edhe pse si plotësonin kushtet, duke qenë nën hetim për vepra penale.
Vet Banka Qendrore kishte konfirmuar që nuk ka marrë leje, por toleroi Mazrekun ta interpretonte statutin e BKS, duke thënë se ata janë një organizatë private.
Veç këtyre, një mal i madh me skandale financiare, pagesa të ndryshme, favorizime tjera të paligjshme u kryen gjatë kësaj periudhe, skandale që Banka Qendrore ia ka fshehur.
” Mazreku i ftoi kompanitë e sigurimeve përmes whatsap dhe takimi është thirë si një takim pune. Gjatë mbledhjes ai ju ka thënë se shefi ka kërkuar mbështetje dhe lobim për tu përzgjedhur edhe një mandat”,
Qendra do ju mbaj te informuar për ngjarjet dhe lobimet për pozitën e gurvenatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.