Topçinjtë arritën një fitore të madhe në Emirates, falë dy golave mahnitëse nga Declan Rice dhe një të Mikel Merino. Ata tani do të udhëtojnë në Bernabeu me një epërsi të rehatshme përpara ndeshjes së dytë.
Opta tani i ka dhënë Arsenalit një shans prej 96% për t’u kualifikuar në gjysmëfinale.
Klubi i Premierligës nuk ka luajtur në gjysmëfinale të kompeticionit që nga viti 2009, kur u eliminua nga Manchester United./GazetaBlic Sport