Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kanë arritur në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan. Ata po marrin pjesë në ceremoninë mortore të Papa Françeskut, duke përfaqësuar shtetin e Kosovës.
Përmes një videoje të publikuar nga Presidenca, Osmani shihet duke kryesuar delegacionin shtetëror në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. “Presidentja Vjosa Osmani arrin në bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan, kryeson delegacionin e Republikës së Kosovës në varrimin e Papë Françeskut”, thuhet në postimin zyrtar.