Kështu tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
“Dekreti për seancën konstituive pritet të publikohet sot gjatë ditës”, tha ai për Klan Kosovën.
Me publikimin e datës së seancës hapet rruga drejt krijimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Para disa ditësh, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet.
Bazuar në këto rezultate, prin Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind, dhe do t’i ketë 48 deputetë.
Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë tetë ulëse.