Osmani tha se Erdogan “është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses”.
“Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët. Një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë”, ka shkruar Osmani.
Ajo tha se Turqia është dhe do të mbetet një partner kyç për paqen, sigurinë dhe zhvillimin rajonal.
“Marrëdhëniet tona janë më shumë se miqësi, janë një partneritet i ndërtuar mbi besim, respekt dhe vizion të përbashkët për të ardhmen”.
Presidenca tha se forumi i këtij viti, me temën “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”, synon t`i adresojë sfidat ndërkombëtare në një kontekst të polarizuar global, duke vënë theksin në nevojën që diplomacia ta rifitojë rolin e saj si forcë stabilizuese dhe ndërtuese e paqes.
Ndërkaq, Osmani në këtë dorum do ta ketë një bashkëbisedim në temën boshte të edicionit të këtij viti për rikthimin e diplomacisë në një botë të fragmentuar.
Po ashtu, zyra e Osmanit paralajmëroi se ajo do të zhvillojë takime bilaterale me homologë nga vende të ndryshme të botës, me qëllim “forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës”