Para fillimit të ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut në Vatikan, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar shkurtimisht me Presidentin amerikan Donald Trump dhe Zonjën e Parë, Melania Trump. Takimi u shoqërua me një shtrëngim duarsh dhe një bisedë të shkurtër mes liderëve.
Ngjarja solemne ka mbledhur në Romë mbi 170 delegacione ndërkombëtare dhe më shumë se 200 mijë qytetarë nga e gjithë bota, të cilët po marrin pjesë në nderimet e fundit për Papën Françesku. Në mesin e liderëve të pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
Pjesëmarrja e lartë e liderëve botërorë në këtë ceremoni ka shënuar gjithashtu një moment të rëndësishëm për takime dhe shkëmbime diplomatike mes përfaqësuesve të vendeve të ndryshme.