Cash is king apo Paraja kesh është Mbreti në gjuhën shqipe. Kjo frazë shekullore mund edhe të zhduket, të mbetet një relikte e së kaluarës, ndërsa shoqëritë tona marshojmë drejt një epoke të re me pagesa elektronike, digjitale, ndërsa kuletat tona do të jenë të mbushura me kartela të identitetit,
patentshofer, kartela të ndryshme bankare, por pa para të letrës apo metalike.
Tendencat e fundit sugjerojnë se paraja digjitale në një periudhë jo afatgjate, do të zëvendësojnë paratë fizike apo ato që quhen kartëmonedha, monedha metalike, ndërkohë që qeveritë përveç se kanë reduktuar qarkullimin e parasë kesh, kanë vendosur kufizime të forta për në operacionet e pagesave.
Kjo lëvizje drejt një ekonomie pa para kesh në formë letre dhe metalike, ku shumica e pagesa kryhen me kartela bankare, pagesa elektronike apo digjitale, veç aspektit pozitiv, ka dhënë edhe shqetësime te konsumatorët, për shkak të informatave personale që blerësi i jep sa herë që kryen një transaksion.
Ky shqetësim i konsumatorëve për informacionet personale është serioz dhe i drejtë, për shkak se të dhënat personale janë nën sulm të pamëshirshëm nga hakerat, krimi i organizuar, madje edhe grupe të sponsorizuara nga shtetet e ndryshme autokratike dhe diktatoriale, të interesuara për ti pasur këto të dhëna me çdo kusht.
Këto operacione përfshijnë mashtrimet e shumta, vjedhjen e identitetit dhe
shantazh si formë e kërcënimit publik. Konsumatorët të cilët kanë shqetësime për privatësinë, të cilat shfaqen pas secilit transaksion pasi i siguron shitësit një pasqyrë të saktë për blerësin, nuk e kanë të
njëjtin problem kur paguajnë me para kesh.
Transaksionet me para në dorë, janë anonime. Por, çfarë mund të bëjnë institucionet financiare për të adresuar këto shqetësime të konsumatorëve , njëkohësisht me zvogëlimin e parasë kesh në qarkullim, formë e pagesës kjo që përdoret më së shumti nga sindikatat e krimit , financimi i
terrorizmit dhe evazioni fiskal ?
Zgjidhjen tani e ka kompania VAIU Global, e cila edhe në Kosovë ka bërë prezantimin e sistemit dhe shumë shpejt, bashkë me bankat dhe biznesin mund ta bëjnë një sistem të tillë të funksionojë në praktikë.
Me inovacionin e VAIU jo vetëm që do të ekzistojë paraja kesh në formë digjitale,
por do të ketë edhe bankomate digjitale.
“ Vaiu Global me inovacionin e saj do të ndihmojë bankat dhe bizneset të nisin një epokë të ngjashme me paratë kesh, përmes transaksioneve dixhitale, me inovacionin të cilin e zotërojmë dhe për të cilin jemi në pritje të patentës. Sistemi i jonë ofron karakteristikat pozitive të parave të gatshme duke reduktuar rreziqet e pagesës dixhitale për konsumatorët, siç është dhënia e të dhënave personale tek
shitësi”, thotë Reza Jalili, Themeluesi i Vaiu Global, duke theksuar se gjithsesi vet
banka i ka informacionet e plota për personin që shkëmben transaksione.
Saktësisht, Vaiu ofron një platformë të vetme, të konsoliduar për bankat, tregtarët komercialë dhe konsumatorët njësoj.
“Thelbi i ofertës tonë, është Vaiu Token Base, dixhital i ngjashëm me paratë e gatshme transaksionet. Pothuajse kudo që ka një transaksion financiar, Vaiu mund të ndërhyjë, me më shumë avantazhe dhe kufizime më të vogla se paratë e gatshme ose për shembull. Vaiu ka krijuar një platformë teknologjike e cila do të integrojë bankat, tregtarin dhe qytetarin , duke përmbyllur ciklin e pagesave”,
tregon Jalili.
Imagjinoni sikur një shok ju kërkon 20 euro borxh, por për ti marrë këto para atij do I duhet të vijë të ju takojë personalisht ose ju mund ti dërgoni atij këtë shumë përmes një transfertë bankare, cila përveç se kushton merr edhe kohë, të cilën shumica e kanë të limituar.
Kështu ka qenë deri tash, por me platformën teknologjike të VAIU mjafton disa sekonda që ju ti dërgoni shokut shumën e kërkuar. Ajo mund ti dërgohet si shumë e deponuar nëse dy palët e kanë të instaluar VAIU apo në formën e një shifre- tokeni që është I barazvlefshëm me shumën.
Rrugët për tia transmetuar tokenin mikut tuaj janë të panumërta, duke filluar nga thirrja telefonike, sms, messenger, vhatsap etj. Pra pagesa me VAIU mund të kryejë edhe personi që nuk ka llogari bankare, apo pa aplikacionin e VAIU-ut, duke pasur vetëm tokenin që ka vlerën e shumës.
“ Do të ketë një dinamizim të qarkullimit të Kesh-it digjital, I cili nuk do të ketë nevojë për prezencë fizike të personave për tu shkëmbyer, që nuk gjuhën teknike quhet PTP apo Person to Person”, tha përfaqësuesi I VAIU për Kosovë, Rinor Ahmeti, për të shtuar se benificionet e përdorimit të keshit digjital janë të
panumërta.
“ Lehtësimi i transaksioneve digjitale që ne e quajmë këtë Paraja përmes IP-së,
sikur që është të folurit përmes IP, apo paketizimi i të folurit që ka reduktuar
koston e telefonin për më shumë se 100 herë, paraja përmes IP është premtuese
dhe do ta ulë koston dhe riskun, duke mundësuar transaksione më të shpejta në
mes njerëzve dhe në të ardhmen e afërt edhe në mes pajisjeve dhe agjenteve
softuerike, pavarësisht distancës.
CLDT – Cash Like Digital Transactions, transaksione digjitale sikur kesh për ti
mundësuar bankave komerciale implementimin në mënyrë sa më efikase, Vaiu ka
zhvilluar Vaiu Digital ATM.
Është shumë lehte i integrueshëm me aplikacionet ekzistuese bankave, sikur Mbank, duke ofruar një ndërfaqe intuitive, të thjeshte, të çastit dhe të sigurt që konsumatorëve të bankave ti mundësojë tërheqje, depozitim, transfer dhe shpenzim prej llogarisë se tyre bankare.
Vaiu punon “seamless” me sistemet dhe proceset ekzistuese sikurse KYC/AML ose ACH apo edhe transferet monetare SEPA – duke mbajtur ne anën tjetër koston e menaxhimit te ndryshimit të ultë për konsumatoret tone” u shpreh Mark Hochberg – VP of Customer Success.
“Produkti jone Vaiu Digital ATM zvogëlon varësinë e konsumatoreve në Bankomatet fizike dhe në infrastrukturën përcjellëse të tyre, që praktikisht zvogëlon kostot e operimit të bankës. Tregtarët komercial do të përfitojnë gjithashtu nga përdorimi i Transaksioneve digjitale sikur kesh – CLDT.
Duke mos pasur nevojë për mbledhjen, ruajtjen dhe përditësimin e të kredencialeve të konsumatorëve, kjo shpie në përvoje të shpejtë dhe më të thjeshtë të pagesave dhe përdorimi i kësaj metode zvogëlon kohen dhe paret e shpenzuara në blerje mashtruese dhe rimbursim. Konsumatorët paguajnë në mënyrë digjitale duke mos u brengosur për krimet kibernetike.
“Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë tregtaret dhe shitësit me pakicë të zvogëlojnë mosmarrëveshjet rreth transaksioneve të tyre me kredit kartelë për së paku 70 përqind” – thotë Rinor Ahmeti.
Konsumatoret mund ta përdorin Vaiu per t’iu qasur fondeve te tyre për te paguar
faturat, abonimet dhe qiratë ne kohe reale.
Përmes aplikacionit Vaiu, konsumatorët tanë më nuk i ekspozojnë të dhënat e tyre te detajuara kur bëjnë pagesa jo-kesh (mendojeni transaksionet pa prezencën e kartës. Në vend të kësaj krijohet një token i financuar nga llogaria bankare apo karta e kreditit, token të cilin mund ta përdorë edhe dikush që nuk
ka llogari të veten.
Së fundmi një hotel i njohur ishte në kërkim te digjitalizimit të bakshisheve për punëtoret e tij, shërbim të cilin VAIU mund të ofrojë pa asnjë problem. “Imagjinoni jeni duke e lëshuar dhomën e hotelit, dhe dëshironi te dhuroni bakshish mirëmbajtjes. Nxjerr kuletën dhe e sheh qe keni vetëm bankënota te
mëdha, ose nuk keni fare kartëmonedha. Shumica në këtë rast e lëshojnë hotelin
pa lënë ndonjë bakshish”, tha Mark Hochberg Sipas tij, Vaiu ka zhvilluar zgjidhjen më të mirë edhe për lënien e bakshisheve në hotele.
“ Mysafiret e hotelit gjenerojnë kodin qe perfaqeson vleren qe ata deshirojne ta dhurojnë si bakshish njëjtë sikur qe len baksish me pare kesh Transaksionet Vaiu ne person janë edhe me te thjeshta. Mysafiret mund ti përcjellin paketat e parave përmes Chat, emali ose vetëm me prekje të telefonave”
VAIU ofron zgjidhje të ngjashme edhe për taksi, autobusë, dyqane ushqimore, restorant etj. Duke pasur parasysh dhe duke lëvizur drejt një te nesërme më të sigurt, Vaiu në mënyrë të vazhdueshme është duke përmirësuar dhe zgjeruar platformën e saj dhe në anën tjetër duke punuar me institucionet financiare
liderë ne Europe.
“ Jemi duke zhvilluar projektin pilote me bankat eropiane dhe jemi duke pilotuar ne Ballkan” u shpreh Andre Cappon, anëtare i bordit të drejtorëve dhe konsulentë për kohë të gjatë në bankat më të mëdha, tregjet e stoqeve dhe institucionet financiare.
“Jemi në fazen e sigurimit të investimeve. Objektivi jonë kryesorë në 18-24 muajt e ardhshme përfshinë përshpejtimin dhe zgjerimin e platformës sonë, rritjen e partneriteteve, stimulimin dhe adaptimin dhe kostumizimin e transaksioneve digjitale – gjithkund, ne çdo kohe dhe per secilin. Kjo është Vaiu” – Reza Jalili
“ Integrimi në rrjetin global të pagesave të menjëhershme të Vaiu™ është i lehtë me komponentin tonë të ATM-ve të parave dixhitale, ku se në aplikacionin tuaj celular. Privatësia dhe komoditeti në çdo kohë, kudo hapsira në fonde duke ruajtur AML, KYC dhe duke ndihmuar me pajtueshmërinë me GDPR ”
Vaiu për Tregtarët
Vaiu do të reduktojë kostot e transaksioneve të bizneseve dhe tregtarëve deri në 70%. Duke përdorur platformën teknologjike Vaiu™, klientët do të mund të përdorin çdo formë pagese që dëshirojnë, ndërsa konfigurimi është i lehtë dhe kërkon vetëm pak minuta për t'u përfunduar. Biznesi do të lirohet nga POS-ët e shumtë të bankave, pasi mjafton vetëm shkarkimi aplikacionit.