Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka vendosur flamurin kombëtar në ndërtesën e komunës, me rastin e festës kombëtare të 28 Nëntorit. Ky veprim simbolik është një shenjë e nderimit për historinë dhe identitetin kombëtar të shqiptarëve.
Në postimin e tij për këtë ngjarje, Pajaziti ka shkruar: “Rrënjët tona, identiteti ynë, qenia jonë. Sa i bukur, sa i pazëvendësueshëm dhe sa madhështor që je. Valo, simboli ynë valo. Të nderuar bashkëkombas, urime Festa e madhe jonë Kombëtare. Urime Dita e Flamurit!”
Ky moment ka pasuar festimet e shumta të 28 Nëntorit në gjithë trojet shqiptare, duke rikthyer në fokus rëndësinë e flamurit kombëtar dhe lidhjen e pandashme të shqiptarëve me identitetin dhe historinë e tyre.