Kështu, ekzekutivit kap vlerën 47.6%, çka përbën një ulje prej 0.4 pikë përqindjeje nga anketa e tetor-nëntorit (vjeshtë) 2021, kur kjo vlerë ishte 47.6%.
Ndërsa, niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e kryeministrit është 52.6% (53.2% në vjeshtën 2021), e me punën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës është 54.4% (55.4% në vjeshtën 2021).
Niveli i kënaqshmërisë me punën e presidentes kapi vlerën prej 58.4%, krahasuar me shkallën e kënaqshmërisë prej 55.2% të regjistruar në vjeshtën 2021.
Rritje pati në shkallën e kënaqshmërisë me Gjykatat dhe Zyrën e Kryeprokurorit, në nivelin prej 39.1% dhe 37.1% përkatësisht, krahasuar me 33.9% dhe 34% përkatësisht në vjeshtën e vitit 2021.
Një numër pak më i lartë i të anketuarve ishin të gatshëm të protestojnë për arsye politike në prill 2022 (37.6%) sesa në vjeshtën 2021 (35.6%).
Gjetjet nga anketa e opinionit tregojnë rritje të ndjenjës së sigurisë tek të anketuarit, me 80.4% që ndihen të sigurt kur janë jashtë, krahasuar me 73.6% në vjeshtën 2021.
Tri problemet madhore të raportuara gjatë kësaj ankete ishin papunësia (36.4%), varfëria (21.1%) dhe çmimet e furnizimeve esenciale (7.7%).
Mjedisi, që ishte një nga tri problemet kryesore në vjeshtë 2021, ka rënë në vendin e tetë. Kujdesi shëndetësor (5.7%) dhe korrupsioni (5%) ishin ndër pesë problemet kryesore të identifikuara nga të anketuarit.
2.2% e anketuarve pohojnë se perceptojnë që korrupsioni në shkallë të gjerë është i pranishëm në institucionet publike dhe ndërkombëtare në Kosovë. Kjo vlerë paraqet rënie prej 1.2 pikë përqindje nga vjeshta 2021- (23.4%).