Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm, tipik për stinën e pranverës. Sipas parashikimeve, temperaturat do të jenë në rritje, megjithëse në orët e para të mëngjesit mund të ketë acar të lehtë.
Gjatë ditës pritet të fryjnë erëra me drejtim të ndryshëm, me tendencë kthimi nga jugu. Temperaturat do të luhaten nga -1°C në mëngjes, deri në 21°C në mesditë dhe pasdite.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, moti do të jetë i ngjashëm – me diell dhe vranësira të lehta lokale. Edhe në këto zona parashikohet një rritje e ndjeshme e temperaturave, duke sjellë një atmosferë të këndshme pranverore në të gjithë rajonin.