Në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris dhe Donald Trump konkurruan për këtë pozitë. Për të fituar, ishte e nevojshme të fitoheshin të paktën 270 vota elektorale, të cilat Trump ia arriti. Kështu Melania Trump do të kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas katër vitesh. Tashmë dje ajo ka qëndruar pranë Trumpit, i cili – pasi u bë e qartë se do të ishte presidenti i ri amerikan – mbajti fjalimin e tij të parë. Sot zonja e parë e ardhshme ka folur edhe në rrjetin social X “Shumica e amerikanëve na e kanë besuar këtë përgjegjësi të rëndësishme. Ne do të mbrojmë zemrën e Republikës sonë – lirinë. Pres që qytetarët e kombit tonë të ripërkushtohen ndaj njëri-tjetrit dhe të ngrihen mbi ideologjinë për lirinë individuale, prosperitetin ekonomik dhe sigurinë”, ka shkruar ajo. Ajo shtoi se energjia, aftësia dhe iniciativa amerikane do të jenë gjërat që do ta çojnë përgjithmonë kombin amerikan përpara. Në fjalimin e djeshëm, Trump falënderoi Melanian dhe vuri në pah kujtimet e saj, të cilat ajo i botoi muajin e kaluar dhe është kthyer në një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara. Në të njëjtën kohë, ai i kushtoi edhe disa fjalë vjehrrit të tij Viktor dhe vjehrrës së ndjerë Amalia Knavs, për të cilën tha se ishte një grua e pabesueshme që do të ishte krenare dhe e lumtur nëse do ta kishte përjetuar këtë ditë. . Melania dhe Donald Trump janë të martuar që nga viti 2005. Ata kanë një djalë 18-vjeçar, Barron, i cili filloi kolegjin në NYU këtë vit.