Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka vlerësuar lojtarin e ri të klubit, Nico Gonzalez, duke theksuar rëndësinë e tij për “Qytetarët”, si dhe ka komentuar kohën e kufizuar të lojës për Jack Grealish.
“Jam shumë i lumtur për këtë blerje. Ai do të jetë shumë i rëndësishëm për ne. Nico është një lojtar i ri që mund të luajë si në pozitën e 6-shes, ashtu edhe në atë të 8-shes,” tha Guardiola.
“Është një djalë i fortë dhe i ri. E kam njohur që në akademinë ‘La Masia’, ku babai i tij ka punuar në atë kohë,” shtoi trajneri i City.
Guardiola gjithashtu kërkoi falje për faktin që Jack Grealish nuk po merr aq minuta sa mund të meritojë. Ai theksoi se arsyet ishin paraqitjet e shkëlqyera të Jeremy Doku dhe Savinhos këtë sezon.
“Kjo është arsyeja e vetme pse Grealish po luan më pak. Nuk është se nuk më pëlqen ose nuk i besoj atij,” tha Guardiola.
Jack Grealish, 29 vjeç, ka shënuar 2 gola këtë sezon në 22 ndeshje për Manchester City.