Çitaku tha se përdorimi i termit [“Kosova dhe Metohija”], nuk është lapsus e as e gabim i rastësishëm.
Ajo tha se përdorimi i këtij termi është fyerje e rëndë për Republikën e Kosovës si dhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë.
“Përdorimi i termit “Kosova dhe Metohija” nga ana e Prokurorisë së Gjykatës Speciale nuk është lapsus, as gabim i rastësishëm. Është një akt i qëllimshëm, i motivuar politikisht, që përbën jo vetëm një fyerje të rëndë për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe sfidim i institucioneve dhe shtetit tonë.
Ky është një poshtërim. Testim i dinjitetit tonë si shoqëri, institucione, si shtet.
Të gjitha institucionet e Kosovës duhet reaguar urgjentisht dhe seriozisht.
Heshtja sot është aprovim nesër. Dhe nëse heshtim tani, historia nuk do të na falë”, ka shkruar Çitaku ./gazetametro.net