“Marrëveshja për mbrojtje dhe siguri mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë është një bashkëpunim i natyrshëm mes tre shtetesh sovrane” thotë ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë Pirro Vëngu si reagim ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç I cili e quajti ‘hapje e një gare armatimi’
Në një postim në rrjetin social X Vengu se bashkëpunimi është realizuar për shkak të vlerësimit të njëjtë mbi kërcënimet që pengojnë të ardhmen evropiane të rajonit tone, ndërkohë Serbia i ka pezulluar vetes mundësinë për marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe por se ka dhe në dorë të lërë mënjanë pezullimin.
Në historinë e saj, Shqipëria nuk ka precedente marrëveshjesh ose traktatesh të fshehta në dem të fqinjeve, siç e kanë pasur shtete të tjera, thekson ministri Vengu.